Ne jemi këtu për të ndihmuar mendjen tuaj të gjejë paqe.

Hej Mind është një thirrje për t’u ndalur për një moment, për të marrë frymë thellë dhe për të thënë: “Unë jam këtu. Jam i rëndësishëm. Shëndeti im mendor ka rëndësi.”

Ne jemi një grup ekspertësh nga fusha e shëndetit mendor, teknologjisë dhe komunikimit, me vite përvojë dhe kontribut të vazhdueshëm në shoqërinë shqiptare. Ajo që na bashkon nuk është vetëm përvoja profesionale, por edhe pasioni i përbashkët për të sjellë ndryshim real dhe të prekshëm në jetët e njerëzve, veçanërisht në fushën e shëndetit mendor.

Hej Mind lindi si rezultat i një reflektimi të thellë mbi realitetin me të cilin përballemi çdo ditë si individë dhe si profesionistë. Jetojmë në një kohë ku ritmi i jetës është bërë i pandalshëm, ku presionet sociale dhe ekonomike janë rritur, dhe ku teknologjia, edhe pse ka sjellë shumë përparësi, shpesh është kthyer në burim izolimi dhe shkëputjeje emocionale.

Nga përvoja jonë personale dhe profesionale, kemi parë nga afër sesa pak flitet dhe sa pak veprohet për mirëqenien emocionale dhe shëndetin mendor, sidomos në Shqipëri dhe në komunitetet shqiptare kudo që ndodhen. Shpeshherë, shëndeti mendor shihet si një tabu, një temë që përmendet vetëm kur problemet kanë arritur kulmin, dhe fatkeqësisht, zakonisht shoqërohet me stigma dhe paragjykime.

Ne e dimë se kujdesi për shëndetin mendor nuk fillon vetëm atëherë kur jemi në krizë, por është diçka që duhet ndërtuar dhe ushqyer çdo ditë, me hapa të vegjël dhe të vazhdueshëm.

Për këtë arsye, vendosëm të krijojmë një platformë që i flet shqip zemrës dhe mendjes sonë. Hej Mind është fryt i përpjekjeve tona për të sjellë një mjet të thjeshtë, të prekshëm dhe të ndërtuar me dashuri për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje, reflektim dhe qetësi në këtë botë të zhurmshme.

Gjatë viteve kemi kërkuar vetë mjete dhe aplikacione që të na ndihmonin në rrugëtimin tonë personal të mirëqenies emocionale. Por gjithmonë kemi hasur një pengesë të përbashkët: gjuha. Ndjenjat tona, mendimet tona, sfidat tona… flasin shqip, ndërsa mjetet që kishim në dispozicion jo. Kjo na bëri të kuptojmë rëndësinë e të pasurit një hapësirë të dedikuar, në gjuhën tonë të zemrës, që të rezonojë me përjetimet tona emocionale, kulturore dhe sociale.

Hej Mind është më shumë se një aplikacion. Është një ftesë për të filluar një marrëdhënie të re me veten. Një hap i vogël drejt ndërgjegjësimit, mirëqenies, vetëkujdësjes dhe transformimit personal. Një mjet për të ndihmuar individët të krijojnë zakone të vogla që, me kalimin e kohës, sjellin ndryshime të mëdha, jo vetëm përbrenda, por në të tërë shoqërinë.

Ne jemi të bindur që kultura e mirëqenies mendore duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë, jo një luks, por një nevojë bazë. Ne duam të thyejmë stigmën dhe heshtjen që shpesh shoqëron shëndetin mendor në vendin tonë.

Duke kombinuar eksperiencën profesionale, pasionin personal, dhe njohjen e thellë të realitetit shqiptar, kemi ndërtuar Hej Mind me dëshirën për t’ju ndihmuar të kujdeseni më shumë për veten, të dëgjoni më shumë ndjenjat tuaja dhe të ndërtoni një jetë më të ekuilibruar.

Ekipi Ynë

Nejsi

Bashkëthemeluese e HejMind

Ketrin

Bashkëthemeluese e HejMind

Alma

Bashkëthemeluese e HejMind

Pyetjet më të shpeshta

Ke pyetje? Ne kemi përgjigjet. Shiko më poshtë për të zbuluar gjithçka që të duhet të dish për HejMind.

Çfarë është Hej Mind?

Hej Mind është një platformë e dedikuar për krijimin e zakoneve shëndetshme mbështesin shëndetin mendor. Bazuar teknika provuara dhe mbështetura nga kërkime shkencore, Hej Mind synon t’ju ndihmojë ndërtoni një jetesë lumtur dhe shëndetshme. Aplikacioni ofron mbështetje jo vetëm për sfidat e momentit, por edhe për ushqyer një qasje thellë dhe pozitive ndaj jetës përditshme. Hej Mind është krijuar si një mik i përditshëm, ju ndihmon ndryshoni mënyrën se si perceptoni dhe menaxhoni shëndetin tuaj mendor. 

Si ta përdor Hej Mind?

Hej Mind ju ofron mundësinë ta personalizoni eksperiencën tuaj, sipas nevojave dhe sfidave individuale. Në zemër të aplikacionit qëndron parimi i vetëdijes – të qenurit i pranishëm me trup dhe mendje në çdo moment të jetës. Për ta arritur këtë, aplikacioni ju vë në dispozicion mjete praktike të mbështetura nga shkenca si: 

  • Meditimi 
  • Reflektimi përmes shkrimit 
  • Regjistrimi i humorit dhe stresit 
  • Shprehje motivuese dhe mbështetëse për situata të ndryshme 

Gjithashtu, Hej Mind ju ndihmon të identifikoni sfidat tuaja më të mëdha dhe t’i përballoni ato gradualisht, sipas ritmit dhe ndjeshmërisë suaj. Pa presion. Pa krahasime. Pa receta të përgjithshme. 

Pse duhet të zgjedh Hej Mind?

një botë ecën me ritme shpejta, është e lehtë harrojmë kujdesemi për mirëqenien tonë emocionale. Hej Mind vjen si një kujtesë e butë për ndalur për pak çaste dhe për t’u lidhur me veten. Vetëm disa minuta ditë mund bëjnë një ndryshim madh mënyrën si ndiheni dhe si përballeni me jetën. Ne besojmë se lumturia dhe shëndeti mendor fillojnë me vetëkujdesin dhe reflektimin e përditshëm. 

Kush mund ta përdorë Hej Mind?

Hej Mind është ndërtuar për të gjithë shqipfolësit, pa dallim moshe, gjinie apo vendndodhjeje. 

Fokusi ynë kryesor janë adoleshentët dhe të rinjtë, pasi kjo grupmoshë përballet më shpesh me mungesë mbështetjeje emocionale dhe me sfida të reja të sjella nga teknologjia dhe jeta moderne. Megjithatë, çdo funksionalitet dhe material i aplikacionit është i vlefshëm dhe i dobishëm për këdo që dëshiron të përmirësojë shëndetin e tij mendor. 

Misioni ynë është të ndikojmë sa më shumë zemra dhe mendje dhe të ndihmojmë në thyerjen e stigmës ndaj shëndetit mendor në shoqërinë shqiptare. 

Unë jam Nejsi Lleshi,

konsulente në fushën e shëndetit publik, inovacionit dhe dixhitalizimit të shërbimeve, me një eksperiencë prej mbi 10 vitesh në sektorin publik dhe jo-fitimprurës, duke ndihmuar në hartimin dhe zbatimin e politikave për përmirësimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe social, përmes dixhitalizimit dhe inovacionit.

Formimi im arsimor më ka ndihmuar të ndërthur analizën e të dhënave me zhvillimin e zgjidhjeve praktike, por ajo që më ka shtyrë drejt HejMind është diçka më personale. Ishte përvoja ime jetësore që më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është që kujdesi për shëndetin mendor të jetë pranë njerëzve – veçanërisht të rinjve – përpara se të arrijnë një pikë krize.

HejMind lindi si një përgjigje ndaj kësaj nevoje. Synimi im është të krijoj një hapësirë të sigurt dhe miqësore ku të rinjtë dhe çdokush tjetër mund të gjejnë mbështetje, të mësojnë të kuptojnë veten dhe të përballen më lehtë me sfidat emocionale të përditshmërisë. Dua që HejMind të jetë një mjet praktik, i thjeshtë, diskret dhe i sigurt, që ndihmon jo vetëm individin, por edhe në krijimin e një kulture më të hapur për shëndetin mendor në Shqipëri.

Jam Ketrin,

bashkëthemeluese e HejMind dhe profesioniste në fushën e shëndetit publik, me mbi një dekadë përvojë në politika shëndetësore, administratë publike dhe menaxhim të kujdesit shëndetësor. 

Gjatë karrierës sime, kam pasur mundësinë të udhëheq programe kombëtare që adresojnë sfida të shëndetit publik, si sëmundjet kronike, parandalimi dhe veçanërisht shëndeti mendor. Kam punuar në institucione kyçe të sistemit shëndetësor në Shqipëri, gjithmonë me qëllimin për të sjellë shërbime më të drejta, më të aksesueshme dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të komunitetit.

Nga kjo përvojë lindi HejMind, si një nevojë reale dhe si një vazhdimësi natyrale e angazhimit tim për një kujdes shëndetësor që vendos mirëqenien në qendër. HejMind është një platformë digjitale që synon të fuqizojë të rinjtë përmes edukimit, teknologjisë dhe ndërgjegjësimit, duke ndihmuar në ndërtimin e një kulture të re për shëndetin mendor: më të hapur, më njerëzore dhe më pranë përditshmërisë.

Besoj fort se mendja ka nevojë për po aq kujdes sa trupi dhe se çdo hap drejt vetëkujdesit është një hap drejt një shoqërie më të shëndetshme.

Jam Alma,

bashkëthemeluese e HejMind dhe profesioniste me mbi një dekadë përvojë në hartimin e politikave publike, zhvillim ekonomik dhe shërbim ndaj komunitetit. Në çdo rol që kam mbajtur, nga administrata publike, tek zhvillimi i projekteve strategjike dhe bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare, qëllimi im ka qenë i njëjtë: të krijoj ndryshime që ndihen në jetën e përditshme të njerëzve.

HejMind është fryt i këtij rrugëtimi, një platformë që lindi nga bindja se kujdesi për shëndetin mendor duhet të jetë i thjeshtë, i ndjeshëm dhe i aksesueshëm për të gjithë. Në thelb të saj qëndron dëshira për të krijuar një hapësirë të sigurt, të ngrohtë dhe mbështetëse, ku secili mund të ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar.

Për mua, HejMind nuk është vetëm një projekt, është një angazhim personal për t’u kujdesur për mirëqenien tonë kolektive, me empati, përkushtim dhe vullnet për të bërë më mirë çdo ditë.